Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur tek Komuna e Parisit mëngjesin e 19 gushtit, kur efekti i policisë Erjon Goxhara plagosi me armë zjarri inxhinierin e ERE, Lorenc Kosta.
Goxhara para se të kryente krimin është takuar me bashkëshorten dhe nipin e tij me iniciale L.B., në një qendër tregtare në periferi të Tiranës, takim ky i shoqëruar me tensione dhe debate. Në përfundim të këtij takimi, bashkëshortja e Goxharas ka goditur veten me grushte, pa pranuar t’i kërkonte ndjesë efektivit për tradhtinë me Kostën.
Djali i mitur i çiftit ka konfirmuar në deklaratën e tij konfliktet e vazhdueshme mes prindërve të tij që nga mesi i korrikut. Sipas tij, e ëma e ka pranuar dyshimet e të atit për një lidhje jashtë martesore me Kostën, por sipas saj, tradhtia ka ndodhur vetëm një herë.
Polici kishte kërkuar që bashkëshortja e tij të kërkonte ndjesë, por ajo kishte refuzuar.
Pas këtij sherri, Goxhara është zhvendosur pranë lagjes ku jetonte Lorenc Kosta dhe e ka mbajtur në vëzhgim këtë të fundit.
Pas aktit, efektivi është larguar me makinë dhe ka qëlluar disa herë Kostën e më pas ka telefonuar djalin e tij për t’u takuar te rreth-rrotullimi i Shkozës.
Policia ka lokalizuar dhe arrestuar djalin e mitur, por autori i ngjarjes është ende në arrati, teksa kryepolici Met Rrumbullaku thotë se nuk kishte qëllim ta vriste e megjithatë e ka nxjerrë në tabelë qitjeje duke ofruar 10,000€ kush raporton vendndodhjen e tij.