Ekstradohet nga Greqia, Firdeuss Berberi, shoku i Laert Haxhisë

Date:

- Advertisement -

Firdeuss Berberi, shoku i Laert Haxhiut, është ekstraduar nga Greqia në vendin tonë për shkak se është i kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ndaj tij ka masë sigurie arrest në burg të dhënë nga Gjykata e Pogradecit më 29 Prill 2022.

Firdeuss Berberi akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, “armëmbajtje pa leje dhe prishja e qetësisë publike.

Më 25 Prill 2022, Firdeuss Berberi në bashkëpunim me Griseld Maxharin plagosën me armë Johan Muçllarin. Krimi ndodhi në Pogradec.

Firdeuss Berberi ka qenë në makinë së bashku me Laert Haxhiun, kur ky i fundit u kap në Janinë në vitin 2023 gjatë një ndjekje policore nga autoritetet greke.

Njoftimi i Policisë

Ekstradohet nga Greqia në Shqipëri shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Firdeuss Berberi

Në kuadër të masave të marra për zbatimin e operacionit “Para drejtësisë” dhe aktivitetit intensiv të Policisë së Shtetit për shkëmbimin e informacionit me vendet e organizatat partnere për arrestimin, ekstradimin, sjelljen drejt Shqipërisë dhe vendosjen në dispozicion të organeve të drejtësisë të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, sot u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit Firdeuss Berberi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Pogradec, me vendim penal të datës 29.04.2022, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 76, 25 dhe 22, 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.

Më datë 25.04.2022, në Pogradec, dyshohet se shtetasi Firdeuss Berberi, në bashkëpunim me shtetasin G. M. kanë plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Johan Muçllari.

Si rezultat i bashkëpunimit të “Interpol Tirana” me “Interpol Athina” u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...