Një urim i bukur vjen nga Kristjan Asllani për babain e tij. Ky i fundit feston datëlindjen, ndërsa mesfushori i Interit ka zgjedhur që ta ndajë këtë ditë të veçantë të familjarit të tij me të gjithë ndjekësit.
“Edhe 100 babi”, shkruan Kristjani, duke e shkruar urimin vetëm në gjuhën shqipe. Ajo që bie në sy është fakti se në foton ilustruese Asllani është në moshë të vogël dhe mban veshur fanellën e Interit, ekipit që luan sot, teksa dihet që shqiptari luan me skuadrën që bënte tifo që i vogël.