Vrasja në Astir: Autori pa nga ballkoni i shtëpisë 34-vjeçarin që po i ngacmonte të fejuarën

Date:

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë, ku një konflikt për ngacmim ka përfunduar me vrasjen e një personi.

25-vjeçari Darmend Keli ka qëlluar për vdekje me thikë 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari, pasi ky i fundit dyshohet se ngacmoi të fejuarën e autorit.

Incidenti nisi kur Keli, duke parë nga ballkoni i shtëpisë së tij, vuri re se Hoxhallari po ngacmonte të fejuarën e tij. I revoltuar, ai mori një thikë nga shtëpia dhe zbriti poshtë për t’u përballur me Hoxhallarin. Situata degradoi në një përleshje të dhunshme, ku Keli e qëlloi Hoxhallarin katër herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas informacioneve të para, autori dhe viktima nuk njiheshin më parë.

Amarildo Hoxhallari ishte banues në Yzberisht dhe kishte një të kaluar kriminale. Në janar të vitit 2015, Hoxhallari ishte arrestuar si i dyshuar për porositjen e një atentati ndaj Pajtim Serjanit, një i njohur i botës së krimit dhe mik i Emiljano Shullazit. Në atë atentat mbeti i plagosur Serjani dhe një efektiv i policisë, Roland Meta.

Po ashtu, në korrik të vitit 2024, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) konfiskoi pasurinë e kushëririt të Amarildo Hoxhallarit, Aurel Hoxhallari, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit në janar të vitit 2018 në Tiranë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...