Pak ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik, është bërë publike edhe video e momentit kur efektivi i policisë Erjon Goxhara kryen aktin e rëndë. Në videon e siguruar nga Newsbomb.al duket qartë që Goxhara pavarësisht tronditjes nuk është larguar për t’u arratisur, por ka filmuar gjithçka, duke i numëruar në fytyrë dëmin që i ka bërë në familje.
Goxhara në pamjet e siguruara, dëgjohet duke thënë: “Kështu e pësojnë të gjithë ato që u hyjnë njërëzve në hak. Kështu (e qellon). Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëve në familje. O motërq*rë. Ti të më mbash mua nusën peng 4 vjet. T’i hash lekët, o robqi**. Se ha dot ti djersën e famijes time, o k**rvë. Nuk hyn dot ti në familjen time.”
Pas ngjarjes, Goxhara u largua nga vendi i krimit dhe u dorëzua në polici pas dy ditësh. Ndërkohë, Kosta u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por në gjendje të rënduar.
Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 14:40, kur Kosta, duke ecur në rrugë, u përball me Goxharën, i cili ndaloi makinën dhe e qëlloi disa herë, kryesisht në pjesën e këmbëve dhe zonën intime.
Motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë lidhet me xhelozinë e Goxharës, i cili dyshonte se Kosta kishte pasur një lidhje të fshehtë me bashkëshorten e tij, mirëpo nga pamjet, lë të nëkuptohet se Lorenc Kosta e shantazhonte prej 4 vitesh gruan e efektivit të policisë.
Sakaq, autoritetet kanë nisur hetimet intensive, ndërsa Goxhara është arrestuar dhe vendosur në paraburgim pa afat. Gjithashtu, pritet që ai t’i nënshtrohet një vlerësimi të shëndetit mendor për të kuptuar më mirë gjendjen e tij psikologjike në momentin e aktit.