Qendra e masazhit “Queen Massage” në Dragodan të Prishtinës u rrethua pasditen e djeshme me shirita të Policisë pasi në ambientet e qendrës humbi jetën një burrë.
Detaje të reja dhe identiteti i viktimës janë zbuluar. Mësohet se personi që humbi jetën gjatë shërbimit në këtë qendër është Naser Aliji, rreth 60 vjeç.
Vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes, dhe trupi i tij u dërgua për ekzaminim mjekësor.
Sipas dëshmive të punonjëseve masazhatore të qendrës, i ndjeri kishte vështirësi në frymëmarrje gjatë kryerjes të masazhit.