Zgjodhi futbollin para 75 milionë eurove nga Arabia Saudite, Dybala shpjegon zgjedhjen: E di, të gjithë më pyesin se pse i refuzova…

Date:

- Advertisement -

Al Qadsiah, një klub nga Arabia Saudite, ka dashur të sjellë në radhët e tyre nga Roma futbollistin argjentinas, Paulo Dybala. Ky 30-vjeçar kishte në tavolinë një ofertë prej 75 milionë eurosh për një kontratë trevjeçare, por vendosi ta refuzojë. Ishte një vendim disi i pabesueshëm nga Paulo Dybala, por lojtari i Romës tani ka dalë para mediave dhe ka shpjeguar se për çfarë bëhet fjalë.

“Pse i thashë jo 75 milionë eurove? Të gjithë pyesin pse, por, e shihni, kam vendosur shumë gjëra në peshore. Ishte familja ime, gruaja ime veçanërisht, qyteti, ekipi, dëshira për kthim në kombëtare.

Jam 30 vjeç, ndihem mirë, megjithëse shoh shumë kritika për dëmtimet, përpiqem të punoj sa më shumë dhe të kujdesem për veten time, të bëj më të mirën. Por flasin vetëm për para”, tha Dybala.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...