VIDEO/ Turisti ngel pa ujë në Golem, ujësjellësi i thotë: Denonco në media

Date:

- Advertisement -

Një turist i huaj, i cili po qëndron në Golem, Kavajë, ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania përvojën e tij të pakëndshme gjatë pushimeve në Shqipëri. Në mesazhin e tij, turisti shprehet i zhgënjyer nga mungesa e ujit dhe nga shërbimi i dobët i autoriteteve përgjegjëse.

“Jam një turist në vendin tuaj pas shumë rekomandimeve. Kam ardhur me familjen time, që përfshin dy fëmijë nën 2 vjeç. Kjo është hera e dytë brenda një jave që kemi mbetur pa ujë në Golem, Kavajë. Ne u përpoqëm të kontaktojmë autoritetet e ujësjellësit, por ata u treguan shumë të pasjellshëm. Njëri prej tyre na tha ‘Nuk jam sekretari juaj, shkruani tek JOQ’ dhe më pas mbylli telefonin.”

Kjo përvojë e keqe ka shtyrë turistin të vendosë që të mos e vizitojë më Shqipërinë dhe të paralajmërojë të tjerët që të qëndrojnë larg. Mesazhi përfundon me një deklaratë të fortë: “Si shumë turistë të tjerë, kjo është hera e fundit që do të vizitojmë këtë vend dhe do t’i tregojmë të gjithëve që të shmangin ardhjen këtu.”

JOQ Albania ka marrë gjithashtu një video që dokumenton situatën, të cilën e gjeni në vijim. Kjo ngjarje ngre shqetësime për ndikimin e mungesës së shërbimeve bazë në imazhin e turizmit në Shqipëri dhe rëndësinë e përmirësimit të tyre për të ruajtur reputacionin e vendit si një destinacion turistik tërheqës.

Në vijim gjeni mesazhin e turistit dhe videon e dërguar prej tij:

Hi JOQ. I am a tourist in your country after many recommendations. I have come with my family which includes 2 children under 2 years old. This is now the 2nd time in 1 week that we have been left without water in Golem, Kavaja. We have tried to contact the water authorities and he was very rude and he said” I am not your secretary, write to JOQ” and hung up. As many other tourists this is the last time we will visit this country and will be telling everyone to stay away. Please see the video i have attached.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...