Arbër Hoxha do të tregojë vlerat e tij kundër Bajernit, Dortmundit, Milanit e Arselanit! Siti, Interi e Atletiko presin shqiptarët e Spartës

Date:

- Advertisement -

Mbrëmjen e sotme është hedhur shorti për sezonin 2024/25 të Ligës së Kampionëve. Shorti është përcaktuar nga duart e Xhanluixhi Bufonit dhe të Kristiano Ronaldon në Monako, ku skuadrat janë njohur me rivalët e tyre. Për herë të parë në këtë turne do të luajën edhe Arbër Hoxha, Qazim Laçi, Indrit Tuci, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani.

Lojtarët shqiptarë do të përballen me disa prej klubeve më të forta të Europës. Kështu Dinamo e Zagrebit të Arbër Hoxhës do të ketë kundërshtarë skuadra si Borusia e Dortmundit Bajerni i Mynihut, Milani, si dhe Arsenali. Ndërkaq, shqiptarët e Spartës së Pragës do të kenë mundësinë të shfaqin vlerat e tyre përballë klubeve si Interi, Mançester Siti, Atletiko e Madridit, apo edhe Bajeri i Leverkusenit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Kundërshtarët e Spartës së Pragës: Interi, Mançester Siti, Atletiko e Madridit, Bajer Leverkuseni, Salcburgu, Fejnordi, Bresti, Shtutgarti

Kundërshtarët e Dinamos së Zagrebit: Borusia e Dortmundit, Bajerni i Mynihut, Milani, Arsenali, Selltiku, Salcburgu, Monakoja, Sllovan Bratisllava

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...