Silvinjo, si është e mundur? Ky lojtar nuk duhet të ftohet më nga Shqipëria e vogël, PIKË!

Date:

- Advertisement -

Silvinjo na ka treguar deri tani dy fytyra, atë të kualifikueseve ku u bë për një moment dëshmia e gjallë se Zoti ekziston, shqiptarët madje arritën për disa muaj që ta shihnin dhe ta preknin nga afër dhe pastaj u kthye në një njerëzor të gabueshëm në Europian. Por një pikë e fortë e Silvinjos që ka qëndruar si në kualifikuese ashtu edhe në Europian, është grumbullimi i të rinjëve.

Trajneri ynë ka një nuhatje të madhe për lojtarët e talentuar dhe shpërthyes për Kombëtaren. Tani Mario Mitaj është shndërruar në një yll dhe duket si një veteran, por në momentin që Silvinjo e mori, ishte në momentin më të vështirë të karrierës, as në Rusi nuk po i besonin dhe as në Shqipëri nuk e njihnin, përtej disa ndeshjeve të mira me Shpresat. Me Jasir Asanin e njëjta histori, me Mirlind Dakun po ashtu, me Arbër Hoxhën po i njëjti film, edhe Medon Berisha duket se do të ketë të njëjtën rrugë.

Por si është e mundur që Silvinjos t’i shpëtojë një talent si Adrion Pajazitit? Kemi shkruar kaq shumë për këtë futbollist, në gjithë këto vitet e fundit, pasi ka spikatur që në moshë fare të vogël te Shqipëria. Për më tepër, Alban Bushi e ka krahasuar para disa vitesh me Demollarin. Ishte ky lojtari që arriti të shënojë 2 gola në fitoren e djeshme të Shqipërisë U-21 kundër Zvicrës U-21, 1-2.

Pajaziti bëri gjithçka i vetëm dhe ndeshja u fitua nga aftësitë e këtij lojtari. Para disa kohësh kur u ftua në Koha Shtesë, Pajaziti tha me të drejtë se në Kombëtaren A do ta ketë edhe më të lehtë shkëlqimin pasi do të shërbehet nga lojtarë të një klasi shumë më të lartë se ata që janë aktualisht pjesë e Shpresave.

Silvinjo nuk gabon në raste të tilla, Adrion Pajaziti nuk duhet të ftohet më nga Shqipëria U-21, pikë! Nuk e kemi luksin për të hequr futbollistë të këtij kalibri nga Kombëtarja A, nëse kërkojmë të bëjmë disa eksperimente në Ligën e Kombeve siç tregoi lista e Silvinjo, më e pakta që mund të bëhet për Pajazitin është dërgimi i një ftese. Veçanërisht në një situatë të tillë ku edhe pas fitores së Shqipërisë U-21 ndaj Zvicrës U-21, shanset logjike të kualifikimit janë zero pasi helvetët duhet të humbasin 3 ndeshjet e fundit ose të marrin vetëm 1 barazim, që është e pamundur të ndodh. Në ndeshjet e radhës, me siguri Silvinjo vetëm pak nga energjia që po harxhon për të grumbulluar Brajan Grudën, duhet ta dërgojë për të menduar dërgimin e ftesës për Pajazitin. Ky i fundit është rritur te moshat e Fulhamit, është shpallur lojtari më i mirë i ekipit atje për disa muaj radhazi dhe e zhvilloi turin veror me ekipin e parë, madje duke shënuar gol në një miqësore. Por për shkak se trajneri i Fulham nuk i jep hapësirë të rinjëve, këtë e vuajti edhe Broja, Pajaziti u dërgua në huazim me të drejtë blerje te Gorica në Kroaci. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...