Portieri i Girona-s ka përjetuar një nga mbrëmjet më të këqija në karrierën e tij. Gazzaniga është bërë shkaktar për humbjen e skuadrës së tij, e cila debutoi sot në Champions League përballë PSG-së. Në minutën e 90 të takimit, Nuno Mendesi godet një top nga një pozicion tejet i vështirë.
Një rast në dukje i parrezikshëm u kthye në shkaktarin e humbjes së Girona-s. Në përpjekje për të marrë topin në kontroll, Gazzaniga bën një gafë fatale, teksa sfera i kalon mes duarve e më pas edhe mes këmbëve, për t’u ndalur kështu në rrjetë. Portieri i klubit spanjoll i fali në këtë mënyrë fitoren PSG-së, duke i hequr mundësinë Girona-s të largohej nga fusha me një rezultat historik.
Gol del PSG de último segundo Nuno Mendes… eso de Gazzaniga 😬💰pic.twitter.com/EKDGVsuybr
— MT2 (@madrid_total2) September 18, 2024