Në sqarimin që bëri për zanafillën e përplasjes me Cllevion, Noizy ka treguar se gjithcka nisi kur ndali në rrugë babain e tij dhe e filmoi, gjë që thotë se nuk e fal.
Ndonëse babai iu lut që ta linte me aq, Noizy tregon se Cllevio vijonte të dilte në rrjete sociale e të shante familjen.
“Ai bën gjënë që s’do ja falja kurrë, me disa shokë nga Durrësi, K ndalon babin tim në mes të rrugës dhe e kërcënon siç e keni parë dhe vetë, dhe atë natë mbasi ka dalë video unë jam Betuar që s’do ja fal këtë xhest kurrë, unë nuk e di me kë është mësu ai ti dali baballarët tjerëve por mu s’mund t’ma bëjë jo ai por asnji, sepse nuk Janë familjarët e mi për t’i ndal K në Rruge, e me ju bo si I fortë Sepse ato jane në punen e vet dhe në hallet e veta si gjithë familjet normale Shqiptare.
E kam ndjek shumë herë në qetësi por i pa suksesshëm për ta kapur, ndërkohë non-stop edhe pas ndalesës që i bëri babait tim ky prap për çdo ditë hynte live në tiktok dhe vetëm genjente dhe bente intriga nga me te ndryshme qe krijonte në koken e vet, shante ofendonte pa limit, kjo ishte e perditshme dhe kjo eshte me fakte e din gjithë.
Babi mu ka lut shumm për t’ia fal dhe Ashtu bëra ja fala, por nuk zgjati as 2 Dite, K del prap dhe shan e ofendon e Kercenon si cdo her me familje e ca ti mbaj goja”, shkroi Noizy.