Leçe ka barazuar me shifrat 2-2 me Parmën në ndeshjen e vlefshme për javën e 5 të Serisë A. Protagonist në këtë përballje ishte edhe Ylber Ramadani. Goli i parë i takimit u “gatua” prej këmbëve të tij. Mesfushori shqiptar dha një asist të mrekullueshëm për Dorgun në minutën e 32-të të takimit. Një pasim si me telekomandë i Ramadanit që nga mesi i fushës nxorri Dorgun përballë portierit të Parmës.
Goditja e danezit përfundoi në rrjetë, duke i dhënë epërsinë e përkohshme Leçes. Verdhekuqtë dyfishuan rezultatin në minutën e 59, por Parma u ngriu festën në fund të ndeshjes. Fillmisht Alkvisti në minutën e 93-të dhe më pas Hainauti dy minuta më vonë bënë që përballja të përfundonte me rezultatin 2-2.
CHE GOL DI PATRICK DORGU 🇩🇰(2004)!!!
CHE ASSIST DI YLBER RAMADANI!!!pic.twitter.com/SYxWmwnV0S— Football Report (@FootballReprt) September 21, 2024