A do të kalojë Etrit Berisha te Barcelona? Ky është lajmi që ka marrë jehonën e orëve të fundit. Katalansit kanë humbur Ter Stegen pasi 32 vjeçari u dëmtua dhe mbylli sezonin. Gardiani këputi tendinën e gjurit dhe do të kalojë në operacion.
Spanjollët kërkojnë një portier emergjent dhe Berisha shfaqet në listë pasi është pa kontratë. Kjo e ndihmon portierin shqiptar që nëse do të kalonte gjigandët e La Liga, do të quhej një histori hyjnore e shkruar pasi Berisha po vuante për ekip në verë dhe nuk arriti dot të gjente një skuadër për të mbetur në kampionatet kryesore në Europë, e jo më për të folur për emra si Barcelona. Sigurisht që në listë nuk është vetëm Berisha, por edhe portierë të tjerë të cilët janë pa kontratë, tani vendimi i përket Barcelonës.