“Po bën tradhti kombëtare”/ Historiania Elena Kocaqi: Rama po e trajton Shqipërinë sikur ia ka lënë

Date:

- Advertisement -

Nisma për krijimin e një shteti Bektashi në Tiranë, e prezantuar nga kryeministri Edi Rama ka ngjallur polemika të shumta.

Kjo nismë është “e pabesueshme” për historianen Elena Kocaqi. “Të dalë kryeministri i një vendi dhe të vërë në pikëpyetje sovranitetin e vendit, kjo është e paprecedentë në historinë botërore”, tha Kocaqi në një intervistë në A2CNN.

“Për mua është një nga aventurat më të rrezikshme të gjithë karrierës politike të Edi Ramës, sepse gjatë gjithë karrierës së tij ka bërë aventura në politikën e jashtme, por kjo është një aventurë kaq e rrezikshme…”, thekson historiania.

Sipas saj, kjo nismë, e prezantuar fillimisht në gazetën amerikane “New York Times” por e artikuluar t edhe gjatë fjalimit të Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është në kundërshtim me legjislacionin në Shqipëri, me disa nene të Kushtetutës.

“Nuk mund të vihet në diskutim territori i vendit. Pra, në momentin që ti vë në diskutim territorin e vendit, ky është akt më i lartë i tradhtisë kombëtare, më i dënueshmi nga kodi penal. Ka një nen, 208, të kodit penal, i cili thotë që në momentin që ti jep në mënyrë të pjesshme apo të plotë territorin e vendit tënd një shteti të huaj. Sepse kur krijohet shtet ti nuk ke më sovranitet. Dhe është dhënie territori. Atëherë dënimi është nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm, për çdo funksionar shtetëror që mund të ndërmarrë një veprim të tillë kundër Republikës së Shqipërisë. Pra në këtë rast kryeministri shkon për burg, jo më ta diskutojë këtë çështje në Parlament”.

Kocaqi tha se kjo çështje as nuk mund të vendoset me referendum popullor.

“Kushtetuta mund të ndryshohet për çdo gjë në lidhje me organizimin e brendshëm të vendit. Por në lidhje me Pavarësinë, sistemin demokratik dhe të drejtat e njeriut, janë vendosur me rezervë kushtetuese që nuk ndryshohen, as me referendum e as nga Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese e hedh poshtë”, tha ajo në A2CNN, duke sulmuar ashpër kryeministrin.

“Edi Rama e trajton territorin e Republikës së Shqipërisë sikur ia ka lënë i ati me të ëmën dhe jo sikur është territor i të gjithë shqiptarëve. Kush është Edi Rama të diskutojë territorin e Republikës së Shqipërisë. Vepra për të negociuar territorin e një vendi është më e lartë se akti terrorist, është më e lartë se krimet kundër njerëzimit, më e lartë se gjithë krimet që mund të bëjë, një kodin penal, një individ”, theksoi Kocaqi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...