Mario Mitaj ka bërë më në fund debutimin e tij me Al Ittihad. Në këtë skuadër luajnë shumë yje të Europës si Benzema, Kante, Fabinho, Bergwinj.
Kjo skuadër arriti të fitonte dje kundër Al Ain në shifrat 3-0. Mitaj luajti për 70 minuta dhe zhvilloi një performancë mbreslënëse, madje duke iu afruar edhe golit me një gjuajtje spektakolare nga distanca.
Sa i përket shifrave, flasin dukshëm për Mitajn. Lojtarët me aftësi nuk duan shumë kohë ambientimi dhe Mario e tregoi menjëherë se kujt klasi i përket, që në debutim. Nga 45 pasime të dhëna, 43 ishin të sakta dhe vetëm dy të gabuara me përqindjen e suksesit 96%. Topat e gjatë kishin 100% sukses ku nga 3 tentativa të 3 përfunduan saktësisht te shokët e ekipit dhe driblimet ishin po aq të sakta, 3/3.