Spitali Amerikan i Klod Allajbeut “zhduk” Spitalin Ushtarak nga tabelat

Date:

- Advertisement -

Në kthesën e Laprakës, duke hyrë në Tiranë, qytetarët përballen me një skandal të heshtur, por tejet shqetësues: tabelat rrugore të vendosura nga Bashkia tregojnë vetëm drejtimin për në Spitalin Amerikan, pronë e oligarkut Klodian Allajbeu, ndërkohë që Spitali Universitar i Traumës, i njohur nga të gjithë si Spitali Ushtarak, është zhdukur plotësisht nga udhëzimet zyrtare.

Ky institucion publik, jetik për trajtimin e emergjencave, nuk është fare i përfshirë në tabelat orientuese, duke i lënë qytetarët në mëshirë të fatit dhe duke krijuar një lloj favorizimi të qartë për spitalin privat të Allajbeut. Shumëkush po e interpreton këtë si një përpjekje të hapur për të promovuar interesat e oligarkut, në dëm të një prej spitaleve më të rëndësishme në vend.

A është ky një “gabim” i pafajshëm apo një lojë për të orientuar pacientët drejt privatit?

Të zhdukësh një institucion si Spitali i Traumës, që shpëton jetë çdo ditë, nga tabelat rrugore nuk mund të jetë një ndodhi e rastësishme. Kjo ngjarje ka ngritur dyshime të forta se prapa këtij veprimi fshihet një skemë për të nxitur spitalin privat të oligarkut, ndërsa qytetarët lihen të dezinformuar dhe në rrezik.

Kjo situatë nuk është thjesht një çështje tabelash – është një sulm i qartë ndaj sektorit publik të shëndetësisë, duke i shtyrë qytetarët drejt institucioneve private ku kostot janë më të larta dhe interesat private përfitojnë. Tabela të tilla janë të vendosura në një pikë kyçe të Tiranës, duke i lënë qytetarët me vetëm një zgjedhje të dukshme – spitalin privat, ndërsa institucionet publike injorohen me qëllim.

Burimi i lajmit: https://joq-albania.com/artikull/1229938.html

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...