“Mami e babai im e trajtuan si fëmijën e vet”, Noizy zbulon bisedat me Dritan Dajtin: Më tregoi si ta zbusja Cllevion! (VIDEO)

Date:

- Advertisement -

Pas bujës mediatike që shkaktoi ditën e djeshme arrestimi i Kleviol Ahmetit, ose ndryshe si të gjithë e njohim “Cllevio”, Noizy ditën e sotme tërhoqi padinë e ngritur ndaj reperit si dhe sqaroi gjerë e gjatë historinë e tij me të.

Në një postim në rrjetet sociale Noizy ka rrëfyer zanafillën e debatit me Kleviolin si dhe nuk ka lënë pa përmendur as rastet e përballjes me reperin, duke nisur nga vendosja e tritoli në biznesin e tij, te kërcënimi i babait dhe më pas te sheshimi i marrëdhënieve.

Ai madje ka rrëfyer se Cllevion e ka bërë pjesë edhe të familjes pasi kanë drekuar bashkë me prindërit e tij, mirëpo përsëri ai s’vuri mend dhe vazhdoi me sharjet në “TikTok”. Edhe për sasinë e tritolit të vënë në lokalin e tij, Noizy fajëson Cllevion, madje menjëherë pas kësaj ngjarje reperi tregon se ka shkuar në burg ka takuar mikun e përbashkët të tyre, Dritan Dajtin, ose ndryshe ashtu si dhe reperi i referohet “pedagogun”, i cili i tregoi se si mund ta “zbuste”.

“Pastaj më ndodhi tritoli e mbani mend? Sigurisht që po. Iku dhe kjo. Shkova takova një mikun tonë të përbashkët “pedagogu” Sepse ai Miku jone më thirri vet për shkak se e dië se cfarë mund të bëjë mendja jote e cekët dhe më sugjeroj disa gjëra se si mund të zbus ty dhe si mund të bëhemi miq në një farë mënyre, t’i linim gjërat e këqija mbrapa dhe të vazhdojm përpara, aty nisën Dhuratat rroba Illyrian ti ma ktheve me disa rroba të tjera.

Nejse iku dhe kjo, miku jonë i përbashkët më premtoj që nëse ai do të thoshte Ty të mos Shaje më, ti nuk do Bëje më për shkak të respektit që ti “gëzoje” për të, mirë por ti Vetëm 1 muaj durove dhe as atë nuk e përfille më, filloj të binte vëmendja dhe shikueshmëria në tiktok, dhe plase sërish me të shara pa limit.

Ndërkohe kishe hap dhe telashe tjera me lloj lloj njerëzish duke sharë shummm e shum njerëz nga robt dhe familja, Kalonin ditët dhe ti një herë kërkoje falje një herë Shaje, deri sa mora vendimin të jepja disa këshilla të sinqerta publikisht në instragram, Sepse ti vdes të përmend un ty publikisht se vetëm për atë gjë jeton. Para 2 Ose 3 muajsh po haja drek me familjen mamin dhe babin me lokalin Tim, dhe këtu ma ke shpif si person.

Më vjen kamarjeri dhe thot ka ardurh K jashtë dhe don të takojë, i habitur thashë K? Po tha kamarjeri, I thash sille thuj tvi Brenda, erdhi na takoj u ul me ne në tavolinë, e kuptova që ishte normal dhe inteligjent dinak, kuptova që nuk është i sëmurë por atë e thotë për justifikim, kemi ndejt mbi 2 orë si një familje, Mami Babi unë dhe K dhe disa nga shokët e mi, dhe një shoku tij, folëm për shumë gjëra e kam këshillu si unë dhe familja ime për mirë dhe vetëm të shofi punën e vet dhe të ndjeki muzikën, mami dhe Babi i folën si me pas fëmijën e vet, nuk kaluan 2 ditë del prap nëpër Tiktok dhe shan prap sërish në të njejtën mënyrë si në fillim pa i bërë as gjënë më të vogël, pa i pas as hak e as hile, duke i fol Vetëm për gjëra tmira që ky duhet të që të eci përpara”, shkruan Noizy ndër të tjera në postimin e tij.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...