Paga në Shqipëri ka arritur 1,000 euro, por bizneset nuk po gjejnë dot shoferë

Date:

- Advertisement -

Bizneset në Shqipëri po përballen me një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, veçanërisht në pozitat e shoferëve. Kompanitë, përfshirë ato që merren me shpërndarjen e artikujve ushqimorë dhe transportin urban dhe ndërkombëtar, kanë hasur vështirësi në gjetjen e punonjësve për drejtimin e mjeteve.

Për të adresuar këtë problem, disa kompani kanë rritur pagat neto për shoferët deri në 1,000 euro për ata që shpërndajnë produkte brenda vendit. Por vështirësi po hasen edhe në gjetjen e drejtuesve të kamionëve pasi shumica po emigrojnë drejt vendeve të BE-së për paga më të larta.

Ndërsa paga minimale për shoferët e kamionëve në Shqipëri varion nga 500 deri në 600 euro, në Europë ato nisin nga 2,000 euro, duke e bërë profesionin më tërheqës në vende si Gjermani.

Edhe drejtuesit e kompanive të Transportit Qytetas, Kostandin Foni po hasin vështirësi në gjetjen e shoferëve të autobusëve për linjat publike dhe zgjidhja e vetme që është ndërmarrë është rritja e pagave, me një mesatare prej 90,000 lekësh për shoferët e autobusëve.

Kjo krizë e mungesës së shoferëve po ndikon gjithashtu në nivel evropian. Një raport i IRU (Unioni Ndërkombëtar i Transportit Rrugor) nga viti 2022 parashikon se mungesa e shoferëve mund të arrijë deri në 60% për shoferët e kamionëve dhe 50% për ata të autobusëve deri në vitin 2026, nëse nuk ndërmerren veprime për ta bërë këtë profesion më të aksesueshëm dhe tërheqës.

Pa veprime të tilla, Evropa mund të përballet me një mungesë prej mbi 2 milionë shoferësh, që do të ndikonte rëndë në transportin e mallrave dhe pasagjerëve.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Jo vetëm ndeshjet e Shqipërisë së Silvinjos, muaji tetor i përket vetëm Kombëtares

Tetori është një muaj shumë i rëndësishëm për Shqipërinë...

Ronela Hajati lëshon ‘bombën’: I kam disa EMRA shqiptarësh, sinonim të Diddy

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka trazuar rrjetin me një...

“Në BBV do të kisha qenë me Luizin”, Albano Bogdo zbulon pse s’mori pjesë

Kanë nisur tashmë të diskutohen emrat për Big Brother...