“Më është zhdukur nëna nga serbët”! Milaim Zeka del PRO Europianit Shqipëri-Serbi: Mos shisni por..ë patriotizmi tani

Date:

- Advertisement -

Milaim Zeka ishte i ftuar në Procesi Sportiv, atje ku foli sa i përket Europianit që do të zhvillohet mes Serbisë dhe Shqipërisë U-21 për 2027. Zeka renditi disa arsye se përse qëndron në mbështetjen e këtij bashkëpunimi.

“Unë jam i Prishtinës dhe Tiranës, do mendoj suedisht dhe do flas shqip. Dua të nisem nga zero, për lirinë e Kosovës ka menduar Shqipëria, armët e para erdhën nga Shqipëria, refugjatët i pranoi Shqipëria fukara. Na ka rrokur një virozë patriotike tani për të bërë garë se kush është më shumë patriot, Kosova apo Shqip?ria. Ka njerëz në Kosovë që flasin shqip dhe shohin ëndrra serbisht dhe zhvillimi i tyre kalon nga Beogradi, jo Tirana.

Këta shpikën kombin kosovar dhe nuk pranojnë gjuhën shqipe me dy dialekte. Duke menduar se çfarë i ka bërë Franca Gjermanisë apo duke marrë Danimarkën me Suedinë dhe sot duke parë bashkëpunimin e tyre, unë jam pro Europianit Shqipëri-Serbi. Po flas si pjesëtar i UCK, po flas si një njeri që nënën ma zhdukën serbët, që 120 pjesëtar familje mi zhdukën serbët.

Kush ka humbur më shumë në Kosovë?Serbia! Nuk është koha të shesim pordhë patriotike,por të luftojmë për atë që na bashkon. Mos harroni dicka, është një serbe Sonja Biserko, atë që ka bërë ajo për gjetjen e të zhdukurëve në Kosovë,nuk e ka bërë asnjë shqiptar, prandaj unë jam pro”, tha Zeka. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...