Një grua ka denoncuar shërbimin e ‘Air Albania’ në redaksinë e JOQ Albania, duke shprehur shqetësimin e saj për situatën e krijuar nga humbja e bagazhit të bashkëshortit të saj, Astrit Xholi.
Ajo rrëfen se ai ka mbërritur në Tiranë më 24 Shtator 2024 dhe deri më sot, pas një jave, nuk ka marrë ende valixhen e tij, në të cilën ka patur ilaçet dhe matësin e diabetit.
Sipas saj, përpjekjet për të kontaktuar me kompaninë kanë qenë të kota. Ajo ka dërguar dy email-e në datat 26 dhe 27 Shtator, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Po ashtu, gjatë bisedave telefonike me zyrat e Air Albania, një punonjëse e quajtur Ana i tha se do të marrë një përgjigje sa më shpejt, të cilën ende nuk e ka marrë.
E zhgënjyer dhe indinjuar nga indiferenca e kompanisë, denoncuesja thekson theksuar se respekti për pasagjerët nga kompania është në nivelin më të ulët.
“Kush përgjigjet për jetën e tij?” pyet ajo, duke theksuar rëndësinë e ilaçeve për shëndetin e bashkëshortit të saj.
Ajo e përfundon mesazhin e saj me thirrjen për zgjidhjen e problemit dhe kërkon që Air Albania të mbajë përgjegjësi ndaj pasagjerëve.
Denoncimi i plotë i qytetares:
Pershendetje JOQ, desha te denoncoj te ju sherbimin e Air Albania. Im shoq Ka nje jave ne Tirane pa’ valixhe. Ka ardhur te marten dhe deri sot askush nuk pergjigjet. Jam derguar 2 email dhe asnje prrgjigje. Marr ne telefon dhe zonjusha Ana pa’ mbiemer me thote qe do me kthejne nje pergjigje sa me pare. Emaili eshte derguar ne dt 26 e 27. Respekti per njerezit eshte zero dhe per me teper ne bagazh in shoq Ka ilacet dhe matesin e dabetit. Kush pergjigjet per jeten e tij? Air Albania me indiferencen? Email derguar dt.26 e perseritur dt 27 te dyja pa pergjigje. Dokumente te leshuara nga aeroporti i Tiranes ne dt.24.09.2024. Email derguar dt.30.09.2024 pas telefonates me zyrat e Air Albania Tirane
Në një kohë kur pasagjerët kanë nevojë për mbështetje dhe informacion, është e rëndësishme që kompanitë ajrore të reagojnë me profesionalizëm dhe të ofrojnë ndihmën e nevojshme për të zgjidhur problemet që lindin. JOQ Albania do të vijojnë të ndihmojë qytetarët që denoncojnë padrejtësi dhe të kërkojë përgjigje nga autoritetet dhe kompanitë e përfshira.
Burimi i lajmit: https://joq-albania.com/artikull/1230492.html