“Lille fitoi dhe e keqja është që e meritoi”! I ka ikur situata nga duart, Anceloti: Kjo më shqetëson më shumë nga të gjitha…

Date:

- Advertisement -

Anceloti ka folur pas humbjes që Real Madrid ka marrë në transfertë ndaj Lille, 1-0. Lojtari më i mirë i këtij takimi do të shpallet shqiptari Edon Zhegrova. Trajneri i madrilenëve ka pranuar se sot është bërë një nga paraqitjet më të dobëta të ekipit të tij.

“Për fat të mirë, kjo nuk na ka ndodhur shpesh në muajt e fundit. Kundërshtari fitoi dhe e keqja është që e meritoi. Luajtën më mirë se ne, kishin më shumë dëshirë, ishte e vështirë për ne që të futeshim në intensitetin e lojës. Kishim një mundësi barazimi në fund, por nuk ia dolëm dot. Duhet të mësojmë të përmirësohemi. Kemi pak ide në sulm dhe jemi shumë të avashtë me topin. Ndeshjet mund të humben, por jo në këtë mënyrë, kjo më shqetëson më shumë”, tha Anceloti.

Edon Zhegrova e ka kaluar me sukses provën e sotme. Megjithëse përballë kishte një nga klubet më të mëdha të botës, Realin e Madridit, sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer me lojën e tij. Futbollisti i Lilës është shpallur lojtari i ndeshjes, duke dhënë një kontribut të madh për fitoren 1-0 të skuadrës franceze.

Përpos penalltisë që u fitua pas një gjuajtjeje të tij drejt portës, Zhegrova dha një pasim fantastik për Dejvidin në minutën e 25, por ky i fundit goditi shtyllën. Ndërkohë, lojtari i përfaqësueses së Kosovës nuk i ka kursyer as driblimet mbrëmjen e sotme, pavarësisht se kundërshtarët që kishte përballë ishin të një niveli mjaft të lartë. Zhegrova po bën xhiron në rrjetet sociale me driblimin e tij kundrejt Kamavingës. Anësori shqiptar tregoi klasin e tij duke i kaluar topin mes këmbëve mesfushorit francez.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Më 1 Nëntor premiera e madhe, Njerëz dhe Fate dhe njeherë në ekranet tona

Më në fund “Njerëz dhe Fate 2” është realizuar...

“Nuk është vendim i lehtë, por ky është momenti”! Ermir Lenjani tërhiqet zyrtarisht nga Kombëtarja

Ermir Lenjani është tërhequr nga Kombëtarja shqiptare. Mbrojtësi kuqezi...

VIDEO/ Goditja e Zhegrovës u ndal nga dora e Kamaingës, Lila ndëshkon Realin e Madridit me penallti

Pjesa e parë e takimit Lilë-Real Madrid, e vlefshme...

“Më ka ardhur keq që ke arritur në atë derexhe”, Jul Deda kritikon aktorin pas fjalorit banal

Aktori Julian Deda ka reaguar pas një intervistë të...