Më 1 Nëntor premiera e madhe, Njerëz dhe Fate dhe njeherë në ekranet tona

Date:

- Advertisement -

Më në fund “Njerëz dhe Fate 2” është realizuar me sukses dhe është gati të shfaqet për publikun. Telenovela e parë shqiptare e përbërë nga një kast i mrekullueshëm aktorësh ka mbajtur Shqipërinë pezull netëve të transmetimit në televizion.

Një histori tipike e atyre viteve, dhuna në familje, drogë e prositucion që ka kapur majat e shikueshmërisë. Në atë kohë telenovela transmetoi vetëm 20 seri dhe pjesa tjetër u ndërpre për shkak të fondeve në mungesë.

Arben Derhemi, i njohur si Flori, ka sjellë realizimin e dytë të telenovelës si një film dhe pritet të transmetohet në të gjitha kinematë e vendit nga data 1 Nëntor.

Kujtojmë që Arben Derhemi në momentin që nisi realizimin e projektit, ka patur përplasje të ashpra me Drejtorin e RTSH në atë kohë Alfred Peza, i cili i ka mbyllur derën projektit dhe aktorëve të mëdhenj të skenës.

Pavarësisht të gjitha peripecive që “Njerëz dhe Fate” kaloi, ai ka marrë formën e plotë nga kontributi i të gjithë atyre që kanë punuar për këtë projekt të madh, ndaj prej datës 1 nëntor kinematë mezi presin të mbushen nga të gjithë adhuruesit telenovelës së parë shqiptare.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...