Armando Sadiku ka arritur të shënojë dy gola ditën e sotme. Sulmuesi shqiptar ka dhënë kontributin e tij në barazimin 3-3 të Goas kundër NorthEast United. Futbollisti 33-vjeçar shënoi golin e parë në minutën e 2-të të shtesës së pjesës së parë. Ai fitoi duelin me portierin kundërshtar nga pika e bardhë e penalltisë, duke barazuar përkohësisht ndeshjen.
Ndërkohë, goli i dytë i tij u shënua vetëm 2 minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Dopieta e tij në fund u përkthye në vetëm një pikë për Goan, e cila gjendet në vendin e katërt të renditjes. Ndërkohë Sadiku po përjeton një sezon mjaft pozitiv në Indi. Sulmuesi shqiptar deri më tani numëron 9 gola të shëuar në 7 gola në të gjitha garat në këtë sezon.
Armando Sadiku continues his scoring streak for FC Goa.#FCGoa #FCGNEU #ISL #Goal
— Indian Super Sub ⚽️ (@super_sub_IND) October 4, 2024