Moderatorja e njohur Arbana Osmani është një nga gratë më unike të ekranit. Të gjithë janë mësuar ta shohin në prezantimin e “Big Brother”, apo duke gatuar, por ajo ka marrë seriozisht dhe stërvitjen.
Në një foto të publikuar në Instagram, Arbana Osmani shihet në palestër krah përgatitësit atletik të Kombëtares shqiptare, Iris Selimit. Trajneri i njohur duket se ka “futur në dorë” moderatoren, duke u marrë personalisht me formën e saj fizike.
“Më vdiq”, shkruan Arbana në “InstaStory”, teksa në foto si ajo dhe Iris Selimi janë shfaqur të buzëqeshur. Mesa duket “ikona” e ekranit e ka marrë shumë seriozisht stërvitjen dhe palestrën.