Media më e madhe në Serbi reagon pas ndeshjes: Lojtarët tanë ngelën të befasuar nga veprimi i Granit Xhakës

Date:

- Advertisement -

Që Liga e Kombeve nuk ka të njëjtën rëndësi me ndeshjet e tjera zyrtare për Kombëtare, kjo u vërtetua më së miri në ndeshjen Serbi-Zvicër. Të gjithë ishin “sy e vesh” për të parë se çfarë do të ndodhte në serinë e tretë mes serbëve dhe Granit Xhakës. Në Botërorin e Rusisë ishin shqiponjat që fluturuan, më pas në serinë e dytë ishte kacafytja e Xhakës me lojtarët serbë dhe mesazhi i bukur i dhënë me fanellën e Jasharit, ndërsa seria e tretë ishte…paqësore.

Në fakt, një skenë e tillë pritej që pas deklaratës së trajnerit të Serbisë, Stojkovic, para nisjes së ndeshjes. Trajneri i serbëve ngriti lart shqiptarët e Zvicrës duke lënë të kuptohej qartë se diçka kishte ndryshuar.

“Unë e konsideroj Granit Xhakën si një prej lojtarëve më të mirë me këmbën e majtë në Europë. Shaqiri është një lojtari i madh gjithashtu, por gjithçka i vjen fundi një ditë. Besoj se ndeshja nesër do të jetë e ndershme. Unë jam më i shqetësuar për Xhakën pasi është lojtar i madh dhe duhet të jemi të kujdesshëm për ta bllokuar dhe neutralizuar. Nëse ia dalim, atëherë me shumë gjasa do të kemi rezultatin e duhur. Për gjërat e tjera nuk duhet të shqetësohemi”, tha Stojkovic.

Ndërkohë gjatë ndeshjes, nuk kishte asgjë anormale dhe të pazakontë. Në fillim tifozët serbë vërshëllyen himnin e Zvicrës, ndërsa Xhaka nuk e këndoi, duke qëndruar i ftohtë dhe duke vëzhguar tifozët serbë. Disa mesazhe kundër Kosovës ishin shpalosur në stadium, por kjo ndodh thuajse çdo ndeshje të Serbisë.

Në fillim sa herë që Xhaka prekte topin, serbët vërshëllenin, por më pas Graniti mori kontrollin e lojës në dorë dhe po qëndronte aq gjatë në zotërim të topit, sa nisi t’i lodh serbët me vërshëllimat e tyre, që nisën dukshëm të zbeheshin. Mediat serbe, më saktë “Kurir”, ka mbetur tërësisht e befasuar nga ajo që ndodhi në fundin e ndeshjes. “Jemi shokuar të gjithë, edhe lojtarët e Serbisë”, shkruan media serbe duke treguar se Granit Xhaka ka përqafuar trajnerin e Serbisë pas ndeshjes, se ka takuar lojtarët serbë duke i përgëzuar për fitoren, madje edhe portierin Rajkovic, me të cilin pati një përplasje të madhe në përballjen e fundit. Kjo i ka lënë të befasuar të gjithë serbët pasi prisnin një ndodhi të re nga takimi i sotëm kundër Zvicrës. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related