Mediat zvicerane kanë shprehur pakënaqësi të madhe për ngjarjet e djeshme në ndeshjen kundër Serbisë. Portali Blick ka “hapur zjarr” ndaj Serbisë duke thënë se tifozët vendas kanë shkaktuar skandal me flamuj dhe thirrje nacionaliste.
“Tifozët serbë krijuan skandal në ndeshjen e kombëtares”, është titulli i tabloidit Blick, i cili më pas shton në tekst: “Fillimi i ndeshjes u shënua me thirrje nacionaliste. Disa herë në dhjetë minutat e para tifozët thirrën ‘Kosova është Serbi’. Kjo nuk është e vetmja gjë problematike. Para ndeshjes është shfaqur një flamur që tregon hartën e Kosovës me ngjyra serbe. Kjo ka ndodhur edhe pse lejohen vetëm flamujt e Serbisë dhe Zvicrës në stadium. Flamuri u zhduk për njëfarë kohe. Megjithatë, kur filloi ndeshja, pankarta nacionaliste u rishfaq.
Ata janë gjobitur tashmë dy herë për shkak të këtij flamuri. Pas humbjes nga Brazili në Kupën e Botës, flamuri u pa në dhomën e zhveshjes së Serbisë dhe FIFA i gjobiti me 20 mijë franga. Këtë verë në Gjermani, u shfaq në mesin e tifozëve dhe UEFA e gjobitën federatën serbe me 10 mijë euro”.
Zviceranët janë të pakënaqur me fishkëllimën e himnit kombëtar të këtij vendi dhe shpresojnë që UEFA të reagojë sërish dhe të ndëshkojë Serbinë.