Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Gjerogjisë në Tbilisi, takim ky i vlefshëm për raundin e 4 të Nations League. Golin vendimtar të kësaj ndeshje e shënoi Kristjan Asllani, i cili nga jashtë zonës tundi portën e gjeorgjianëve.
Por ajo që është e rëndësishme përveç 3 pikëve është se kuqezinjtë nuk pësuan gol. Kjo është hera e parë pas 7 ndeshjes që Kombëtarja nuk “thyhet” në mbrojtje. Deri këtu është gjithçka “OK”, teksa një tjetër detaj interesant merr vëmendjen.
Mbrëmjen e djeshme në prapavijë u rreshtuan Ivan Balliu dhe Mario Mitaj nga krahët dhe Ismajli – Ajeti në qendër të mbrojtjes. Pikërisht kjo 4-she nuk u “thye” dhe është e njëjtë me atë që startoi në fitoren 3-0 me Lihtenshtejnin, sfidë miqësore që kuqezinjtë luanin para Euro 2024, në kuadër të përgatitjeve për këtë kompeticion. Më pas në të gjithë sfidat e tjera pas ardhëse, ekipi ka pësuar minimalisht 1 gol.
Herë pas here për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve reparti i prapavijës ka ndryshuar, por sa herë kur kjo 4-she lojtarësh ka luajtur së bashku nga minuta e parë janë vërtet të “pathyeshëm” dhe nuk pësojmë gol. Një detaj mjaft interesant dhe mbetet të shihet se si do të veprojë Sylvinho në sfidat e ardhshme.