Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo u shfaq mjaft i lumtur për fitoren e arritur në transfertën e Gjeorgjisë.
Për teknikun, ky është një grup i fortë, teksa premtoi se festave të nëntorit do t’i shtohen edhe rezultatet pozitive të kombëtares.
“Ka qënë një ndeshje shumë e mirë. Ndryshimi nga ndeshja e shkuar, ka qënë vetëm rezultati. Fola më Sanjol dhe më tha se e kemi merituar. Nuk dua të merrem me lojtarë specifik, i gjithë grupi ka bërë shumë mirë, ka qënë i motivuar. Kemi bërë shumë mirë dhe kjo ka rëndësi. Shqipëria është e fortë. Jam krenar që jam trajner i kësaj skuadre. Është një meritë e federatës, lojtarëve, tifozëve, stafit. Të gjithë lojtarët kanë luajtur shumë mirë. Jemi ekip i fortë. Sigurisht që do të festojmë për Shqipërinë. Me këmbë në tokë, do nisim nga nesër përgatitjen për sfidat e nëntorit. Shpresojmë që t’i bashkohemi festës së shqiptarëve në muajin nëntor. Janë ekipe të mira të Europës, por duhet të punojmë me këmbë në tokë. E kemi diskutuar edhe me stafin se nuk e kemi menaxhuar sic duhet ndeshjen e shkuar. Është një ekip që bën shumë mirë që në 15 minutat e para, por që kemi bërë mirë dhe ia dolëm. Gjeorgjia na kishte studiuar mirë. Thjeshtë ata kanë bërë ndryshim në skemën e tyre. Unë e respektoj shumë trajnerin Sanjol, gjithashtu edhe ai na kompletoi. Është krenari që perceptohemi si ekip i madh nga të tjerët dhe kjo është një shenjë e mirë krenarie.
Ajeti-Ismajli në mbrojtje? Sigurisht që kam dhimbje koke që dua t’i kem. Edhe Tuci ka bërë një ndeshje të mirë.
Fjalimi për lojtarët pas ndeshjes – Është një fitore që duhet ta meritojmë shumë, kanë bërë një ndeshje shumë të mirë, “ tha tekniku brazilian.