Titullar apo jo në derbi ndaj Juventusit, Simone Inzaghi i jep fund pikëpyetjeve për Kristjan Asllanin

Date:

- Advertisement -

Në Itali e gjithë vëmendja është tek derbi mes Interit dhe Juventusit, sfidë që do të luhet diten e nesërme në orën 18:00 në “San Siro”. Zikaltërtit do të kenë disa mungesa të rëndësishme në mesfushë, ku Calhanoglu dhe Acerbi nuk do të mund të japin kontibutin e tyre për shkak dëmtimi.

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, Simone Inzaghi tregoi kush do të zëvendësojë turkun, ndërsa tregoi edhe gjendjen e Kristjan Asllanit. Sipas timonier të kampionëve, mesfushori shqiptarë është zëvendësuesi natyral i Calhanoglus, por për shkak se vjen nga dëmtimi nuk jep garancinë e duhur. Gjithsesi gjithçka do të vendoset pak para sfidës.

“Kush do të luajë si regjisor në vend të Calhanoglu? Ne e dimë se çfarë përfaqëson Calhanoglu për ne, ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Siç dihet zëvendësuesi i tij natyral është Kristjan Asllani. Nëse më jep garancitë e duhura do të luajë Asllani, i cili është përmirësuar shumë me kalimin e viteve.

Fati i tij i keq është se duhet të përballet me Calhanoglun për një vend titullari. Fatkeqësisht pati një problem para sfidës me Romën, ndërsa dje është stërvitur rregullisht me ekipin. Unë do të vlerësoj situatën dhe do të vendos vetëm para sfidës se kush do të luajë si titullarë në mesin e fushës”, nënvizoi Inzaghi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...