Carlo Ancelotti u shpall trajneri më i mirë mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e “Topit të Artë”, të cilin e fitoi Rodri. Tekniku italian “tha” fjalën e tij pas fitimit të këtij çmimi edhe pse nuk ishte në sallën ceremoniale.
“Thumbat” nuk munguan nga Ancelotti i cili u shpreh në rrjetet sociale se i falenderon të gjithë, por veçanërisht Carvajal dhe Vinicius, me këtë të fundit që ishte kandidat kryesor për “Topin e Artë”.
“Dua të falenderoj familjen time, presidentin tim, klubin tim dhe lojtarët e mi. Mbi të gjitha dua të falenderoj Vinicius Jr dhe Carvajal”, shkruan italiani.