Pasditen e sotme ju njoftuam për një ngjarje të rëndë në Tiranë, në zonën e Laprakës, ku babai me të birin rrahën keq një 32-vjeçar për shkaqe banale.
Shkak u bë një aksident me makinë mes dy palëve, pas të cilit djali me të atin rrahën keq 32-vjeçarin që drejtonte mjetin tjetër, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”.
Ky i fundit për shkka të plagëve të marra përfundoi në spital. Joq ka publikuar videon ku duket se dhuna ka qenë e konsiderueshme.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Me datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”, janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir). Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.