Detaje të reja kanë dalë nga masakra e Dobraçit, që tronditi qytetin e Shkodrës mesditën e kësaj të mërkure.
Për shkak të të shtënave me armë zjarri në zonë e ‘ 5 Heronjve’ viktima kanë mbetur Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët po udhëtonin me makinë, në momentin kur janë qëlluar me kallashnikov nga një automjet në lëvizje.
Gjithashtu si pasojë e atentatit ndaj Licit dhe Bushatit, kanë mbetur të vdekur edhe një çift bashkëshortësh, kalimtarë të rastit.
Plumbat kanë kapur edhe dy persona të tjerë, të cilët ndodhen në gjendje të rendë për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij atentati të rëndë.