Vritet në atentat vëllai i Ibrahim Licit, i plagosur djali i sh-kandidatit të PD-së në Shkodër! Dy viktimat e tjerë, çift kalimtarësh

Date:

- Advertisement -

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga atentati mafioz i ndodhur ditën e kësaj të mërkure në Dobraç të Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, një prej viktimave është një grua e cila po udhëtonte me motoçikletë me bashkëshortin e saj, ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës. Çifti nuk ka lidhje me ngjarjen dhe ishin kalimtarë rastësorë.

Ndërsa shënjestër e atentatit dhe njëkohësisht viktimë, ka mbetur Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, fis i njohur për përplasjen e përgjakshme me fisin e Bajrave në Shkodër.

Ndërsa 32-vjeçari Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike Xhemal Bushati ka mbetur i plagosur rëndë. Arlind Bushati kishte denoncuar më herët gjatë këtij viti një tentativë për atentat ndaj tij.

Përplasja mes fiseve Bajri dhe Lici në Shkodër ka shkaktuar të paktën 10 viktima gjatë viteve të fundit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...