Kush është çifti Basha që u gjet në mes të atentatit në Dobraç?

Date:

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë kriminale tronditi qytetin e Shkodrës, ku një atentat mafioz shkaktoi tre viktima. Çifti Flutura dhe Bashkim Basha, që po udhëtonin me motor, u përfshinë aksidentalisht në ngjarje dhe u përplasën nga makina e viktimave Hamza Lici dhe Arlind Bushati, pasi kjo humbi kontrollin nga të shtënat. Fatkeqësisht, Flutura humbi jetën në vend, ndërsa Bashkimi është në gjendje kritike në spital.

Hamza Lici vdiq në vend si rezultat i të shtënave me automatik, ndërsa Arlind Bushati u përpoq të mbijetonte në spital por ndërroi jetë disa orë më vonë, për shkak të një plumbi në kokë. Bushati, djali i një ish-kandidati për deputet, kishte raportuar disa ditë më parë një atentat të dështuar ndaj tij.

Policia gjeti një makinë Land Rover të djegur në Grudë të Re, brenda së cilës ishin dy automatikë që dyshohet se u përdorën në atentat. Po ashtu, në makinën ku gjendeshin Lici dhe Bushati, u gjetën tre pistoleta, duke shtuar dyshimet për përplasje të armatosur mes dy grupeve rivale të njohura, Bajrat dhe Licët.

Deri tani, disa persona janë shoqëruar nga policia për hetime, ndërsa autorët e atentatit mbeten të paidentifikuar. Ngjarja ka rritur shqetësimin për përshkallëzimin e konflikteve mes grupeve kriminale në qytetin e Shkodrës.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...