Çobanë nga India do punësohen në Shqipëri/ Ekspertja: Do i sjellim si familje të mos arratisen!

Date:

- Advertisement -

Shqipëria do të punësojë çobanë, muratorë dhe bujq nga Nepali, Sri Lanka dhe India. Mungesa e klasës punëtore është një nga problemet kryesore që haset vendi jonë. Sidomos në këtë periudhë që ndodhemi dhe shumë afër fillon sezoni veror.

Kryesisht mungesa ka në fushën e bujqësisë, pasi në fshatrat pothuajse të gjithë të rinjtë kanë emigruar jashtë vendit për një punë më të mirë dhe një rrogë më të mirë për të jetur. Në fshtra kanë mbetur vetëm banorë të moshës së tretë , të cilët nuk i përgjigjen dot punëve që duhen.

Sipas ekspertes së punësimit,Kumrie Zika po synohet që punonjësit nga jashtë t’i sjellin familjarisht që të mos arratisen nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Zika u shpreh se pas dy muajsh, ata do të jenë në Shqipëri.

“Ka mungesa në bujqësi, kryesisht në bujqësi po bashkëpunoj për ti sjellë nga Nepali, Sri Lanka, në fushën e ndërtimit nga India. Jemi në hapat e parë, do e finalizojmë pas dy muajsh, do të jenë në Shqipëri.

Fusha e bujqësisë është e paprekur, kërkohen punonjës, nuk arrijmë që ta mbulojmë me shqiptarë ndaj domosdoshmërish duhet të marrim të huaj. Njerëzit nga Sri Lanka janë njerëz që punojnë dhe e njohin mirë bimën, çështjen e bujqësisë dhe blegtorisë. Nuk do i marrim nga qyteti atje për t’i sjellë në fshat këtu.

Do marrim edhe çobanë nga jashtë, por jo si individ, si familje. Kur një fermë këtu kërkon që t’i mbahet ferma nga një familje e huaj, i sjellim një familje dhe të qëndrojnë në fshat. I bën më të qëndrueshëm në Shqipëri. Kur i sjellim tek e tek arratisen në vende të Evropës, kështu që më mirë t’i sjellim si familje që mbas 2 vitesh i dërgojmë ne në Evropë, por jo të arratisen”, u shpreh ekspertja

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...