Video/ Ramazan Rraja me pistoletë në brez, dalin pamjet e arrestimit. Policia: Fshihej në trekëndëshin Durrës–Lezhë–Tiranë

Date:

- Advertisement -

Policia ka dhënë informacion për arrestimin e sotëm të Ramazan Rrajës i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Komploti”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në janar të këtij viti.

Rraja është kapur në një lokal në zonën e Fushë Krujës, me pistoletë në brez, me fishek në fole, gati për qitje.

Policia thotë se 30-vjeçari, që nga momenti i shpalljes në kërkim, nuk është larguar në asnjë moment jashtë shtetit, por fshihej në trekëndëshin Durrës-Lezhë-Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Falë inteligjencës informative, strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Komploti”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit, në janar të këtij viti.

Kapet në një lokal në zonën e Fushë Krujës, me pistoletë në brez, me fishek në fole, gati për qitje, shtetasi Ramazan Rraja.

30-vjeçari, që nga momenti i shpalljes në kërkim, nuk është larguar në asnjë moment jashtë shtetit, por fshihej në trekëndëshin “Durrës – Lezhë –Tiranë”.

Në momentin e kapjes, mbrëmjen e sotme, 30-vjeçari Ramazan Rraja shoqërohej me një shtetas tjetër, në kërkim nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

Strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimit penal për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit A. N., si dhe në zbatim të urdhrit të ndalimit të lëshuar nga SPAK, pas caktimit nga Gjykata, të masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin R. Rr., kanë vijuar kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Komploti”, të zhvilluar në janar të vitit 2023, nga Policia e Shtetit, për kapjen e 30-vjeçarit, strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit dispononin informacion se shtetasi R. Rr. aktualisht fshihej në zonën e Krujës.

Bazuar në këto informacione, mbrëmjen e sotme, në vijim të operacionit policor të koduar “Komploti”, u kap në një lokal në zonën e Fushë Krujës dhe u vu në pranga shtetasi i shumëkërkuar Ramazan Rraja 30 vjeç.

Në vijim të këtij operacioni është kapur dhe vënë në pranga edhe shtetasi L. K. alias E. Ll., 39 vjeç, i cili shoqërohej me shtetasin Ramazan Rraja dhe që ishte shpallur në kërkim në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim. 39-vjeçari do t’i dorëzohet Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...