U bë gati të ikte nga Zvicra për të luajtur me Kosovën, zbulohet prapaskena e Granit Xhakës dhe Shaqirit: Valon Behrami nuk pranoi dhe grupi u prish

Date:

- Advertisement -

Nëse mungesa e Shaqirit dhe Granit Xhakës te Shqipëria mbart ende shumë teori konspirative, dalja e Kosovës i nxorri jo pak zbuluar dy lojtarët. Kjo pasi kur Kosova u pranua në FIFA dhe UEFA, kishte mundësinë për të marrë lojtarë nga Kombëtaret e tjera, pavarësisht numrit të ndeshjeve që kishin luajtur në Kombëtaren A. Pra Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri lejoheshin që të shkonin te Kosova në bazë të procedurave të UEFA-s dhe FIFA-s, pasi dardanët u pranuan së fundmi.

Megjithatë lojtarët shqiptarë të Zvicrës nuk bën asnjë hap prapakthehu dhe vazhduan me fanellën e helvetëve. I ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube, Heset Quza, ka treguar një prapaskenë nga ajo kohë. (Videon e plot të emisionit e gjeni në Youtube)

“Babai i Granitit dhe Taulantit, para shumë vitesh, tha se të dy djemtë e tij do t’i dërgonte te Kosova, të dy vëllezërit do të luanin bashkë, Graniti do të linte Zvicrën, ndërsa Taulanti do linte Shqipërinë. Pastaj ne u pranuam në FIFA dhe UEFA, ndërsa me informacionet e mia kishte një marrëveshje mes Kosovës dhe Zvicrës që nga ajo kohë e tutje të largoheshin lojtarët, por ata që ishin të mos merreshin. Ka qenë Zvicra e kualifikuar në atë vit, në atë moment.

Një detaj tjetër që e di saktë është që u grumbulluan lojtarët shqiptarë të Zvicrës, Shaqiri, Xhaka dhe të tjerë, që ishin gjashtë në atë kohë që të vinin te Kosova. Por Behrami nuk pranoi dhe më pas i gjithë grupi u prish, ata qëndruan prapë te Zvicra”, tha Quza. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...

1+1=2! Çfarë na mësoi humbja me Ukrainën?

Shqipëria humbi në shifrat 1-2 ndaj Ukrainës në ndeshjen...