Vr*sja e 14-vjeçarit, trajneri: Ishte ndër djemtë më të mirë në ekip, sot e prisja në stërvitje!

Date:

- Advertisement -

Egert Bakalli, trajneri i skuadrës ku luante 14-vjeçari Martin Cani që humbi jetën pas një sherri sot, tregon si ai ishte djalë shembullor.

Bakalli thotë se 14-vjeçari dhe shoku i tij Luis Meçja ishin pjesë e “U-15 Dinamo”.

Trajneri shprehet i tronditur nga ngjarja dhe tregon se dje 15-vjeçari kishte marrë pjesë në ndeshje.

Madje ai thotë se dyshohet se Martin Cami ishte zënë me autorin që të premten, pasi ishin përplasur me njëri-tjetrin.

“Martin Cani dhe Luis Meçja janë futbollistë me ekipin tim. Janë dy nga djemtë më të mirë që kam në ekip. Dje kishim ndeshje në Kavaje dhe ishin edhe Martin Cani dhe Luis Meçja në ekip dhe tani pasdite kishin edhe stërvitje.

Ishin nxënës të klasës së 9. Cani e Mecja ishin shok me njëri-tjetrin dhe ishin në një klasë. Thonë se Martini ishte zënë që të premten me atë djalin. Thjesht ishin përplas me njëri-tjetrin ndoshta trup më trup, ishin cekur dhe i kishin thënë njeri tjetrit apo ai këtij ta tregoj unë të hënën”, tha trajneri.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Klaudio, 28-vjeçari i vrarë me breshëri plumbash në mes të Tiranës

Klaudio Prendi është 28-vjeçari i ekzekutuar gjatë mesnatës në...

Detaji i TRISHTË, familja e 14-vjeçarit që u vr* në shkollën “Fan Noli” do largohej në SHBA!

Gazetari Eni Ferhati foli mbi ngjarjen tragjike në Tiranë...

Sylvinho preferon Dakun ndaj Ukrainës, “bomberi” i përshtatet futbollit lindor

Shqipëria luan fatet e grupit në ndeshjen me Ukrainën....