“Shqipëri-Çeki nuk shihej me sy”! Në Gjeorgji komentojnë skenaret e vendit të parë: Shqipëria nuk e shkatërron dot Ukrainën

Date:

- Advertisement -

Grupi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve mund të quhet padyshim grupi më i çuditshëm dhe më interesanti. Jemi në xhiron e fundit të ndeshjeve dhe mund të ndodh gjithçka, Gjeorgjia që është shumë pranë vendit të parë, mund të dalë në vendin e fundit, Shqipëria po ashtu. Llogaritë janë të pamundura për t’u bërë në këtë moment dhe mbetet të shihet nëse emocionet do të zgjasin deri në fund.

Skenaret janë nga më të ndryshmet, por padyshim që në Gjeorgji kaluan në ekstazë kur mësuan se pas gabimit të tyre në shtëpi me Ukrainën, Shqipëri-Ceki u mbyll në barazimin pa gola. Media më e madhe në Gjeorgji, “Lelo” , ka komentuar këtë barazim. Gjeorgjianët kanë mbetur të befasuar nga mënyra sesi luajti Shqipëria, në krahasim me ekipin që kishin parë më herët.

“Ndeshja Shqipëri-Ceki nuk shihej me sy, asnjë nga ekipet nuk donte të fitonte dhe të rrezikonte. Barazimi ishte rezultat i drejtë. Surpriza më e madhe ishte fakti se Shqipëria nuk u duk shumë e gjallë, që do të kishte mjaftuar për të fituar kundër Cekisë. Nga ana tjetër, Cekët, dukeshin se ishin të bindur në kokën dhe zemrën e tyre se do të fitonin kundër Gjeorgjisë në shtëpi në ndeshjen e fundit dhe ishin të kënaqur me barazimin në Shqipëri. Në pjesën e parë Cekia goditi dy herë traversën, në pjesën e dytë u zgjua Shqipëria, por me përjashtim të një ose dy momenteve, nuk kishte asnjë shqetësim serioz në portën kundërshtare”, shkruan Lelo.

Gjithashtu media gjeorgjiane ka bërë një skenar të llogarive sa i përket rezultateve sesi mund të dalin në ndeshjet e fundit dhe renditjet sesi mund të duket. Sipas tyre, është e pamundur që nëse Gjeorgjia fiton me Cekinë, të dalë në vendin e dytë. “Shqipëria nuk mund ta shkatërrojë Ukrainën me 4 gola diferencë”, shkruan media gjeorgjiane që në bazë të rregullave thekson se Shqipëria e kalon Gjeorgjinë vetëm në rast se Gjeorgjia fiton me 1 gol diferencë kundër Cekisë dhe Shqipëria me 4 gola ndaj Ukrainës. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Shoqëri në krizë, jo thjesht në tranzicion

Nga Ornela Çuçi/ Përgjatë gjithë ditës dje, kam ndjerë të...

Klaudio, 28-vjeçari i vrarë me breshëri plumbash në mes të Tiranës

Klaudio Prendi është 28-vjeçari i ekzekutuar gjatë mesnatës në...

Vr*sja e 14-vjeçarit, trajneri: Ishte ndër djemtë më të mirë në ekip, sot e prisja në stërvitje!

Egert Bakalli, trajneri i skuadrës ku luante 14-vjeçari Martin...