Aksel Hoxha dhe Enzi Maze janë lënë në burg pasi akuzohen për vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkëzi.
Kamerat kanë kapur momentin kur Aksel Hoxha ka sulmuar me thikë 20-vjeçarin i cili humbi jetën për shkak të plagëve të marra. Hoxha akuzohet për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve te ftohta. Ndërkohë që shoku i tij që sapo kishte ardhur nga Hollanda akuzohet për vrasje të kryer në bashkëpunim.
Shkak për ngjarjen e rëndë mes të rinjve është bërë ngacmimi i një vajze.
Kjo e fundit që ishte në lidhje me 20-vjeçarin Stiven Toshkezi ka deklaruar se ajo nuk është ngacmuar nga Axel Hoxha dhe Enzi Maze, por nga një shok i tyre i quajtur Arbër Murataj.
Edhe pak ditë para ngjarjes së rëndë, Murataj është konflitkuar me Stiven Toshkëzin pranë Rrugës së Elbasanit duke e kanosur dhe gërvishtur me thikë.