Pas Megit, ka ardhur edhe reagimi i motrës së saj Inës, për videon skandaloze ku talleshin në varrin e stërgjyshes së tyre.
Në një koment në një nga postimet e mediave Ina justifikon veprimin e motës së saj ku më tej thotë se secili ka mënyrën e tij për t’i shprehur ndjenjat.
Ndër të tjera Ina thekson se dhimbjen e atyre personave që janë prekur e kupton, mirëpo historinë kolektive nuk e toleron.
“Është normale të bësh çfarë të duash dhe ti shprehësh njenjat e tua në mënyrën tënde. Është cilësuar është varri i strëgjyshes dhe meqë mami ngarkohet ne e bëjmë të qeshë. Çdo njeri reagon si të dojë dhe si ta ndjejë.
Gabimi këtu nuk është veprimi por postimi. Trishtimin e njerëzve që kanë dhimbje e kuptoj por askush në video nuk po tallet me dhimbjen e askujt. E ndërsa dhimbjen e kuptoj histerinë kolektive nuk e toleroj dhe as nuk më tremb sepse e di shumë mirë çfarë zemre ka motra ime dhe e di që në video nuk ka një grimcë dashakeqësie”.