Shpallet në kërkim djali i Admir Muratajt, dyshohet si porositësi i vrasjes së Stiven Toshkesit

Date:

- Advertisement -

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Arbër Murataj, djalin e Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt policisë.

Policia ka bërë kontrolle në banesën e 18-vjeçarit, pasi ai dyshohet se ka porositur vrasjen e Stiven Toshkesit mbrëmjen e 18 prillit.

Më herët u bë me dije se Stiven Toshkesi konfliktin për një vajzë e ka pasur me Arber Muratajn dhe jo me dy 18-vjeçarët e arrestuar, Axel Hoxhaj dhe Ensi Mze.

Toshkesi ishte konfliktuar më herët me 18-vjeçarin Abëri Murataj dhe shkak i sherrit të tyre ishte pikërisht vajza me të cilën viktima ishte lidhur. Arbër Murataj rreth dy muaj më parë kishte marrë në telefon Toshkesi për t’u sqaruar. Ata ishin takuar në rrugën e Elbasanit pranë shkollës së Baletit, ku kishin lënë edhe takimin për t’u sqaruar. Por, në momentin që Toshkesi shkoi në takim, ai u qëllua me hanxhar nga 18-vjeçari Arbëri Murataj.

Toshkesi kishte arritur të mbrojet dhe ishte plagosur lehtë në bark dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo nuk kishte bërë asnjë denoncim në polici pasi ishte kërcënaur me jetë nga 18-vjeçari.

Sips hetimeve rezulton se ky konflikt e ka zanafillën para dy muajsh ku Toshkesi është plagosur me hanxhar dhe më pas në 18 prill ai u vra për vdekje po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbëri Muratajn.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...