Shqiptari që vrau vajzën dhe dhëndrin në Australi kërkon ulje dënimi

Date:

- Advertisement -

Shqiptari nga Australia Osman Shaptafaj i cili vrau vajzën e tij dhe burrin e saj në shtëpinë e çiftit ka kërkuar ulje të dënimit.

Osman Shaptafaj u dënua me dy burgime të përjetshme pasi u deklarua fajtor për vrasjen e vajzës së tij, Lindita Musai, 25 vjeç dhe bashkëshortit të saj, Veton Musai, 29 vjeç, në shkurt të vitit të kaluar, me një periudhë pa lirim me kusht prej 35 vitesh.

Në Gjykatën e Apelit në Melburn, avokati i Shaptafajt, Rishi Nathëani, argumentoi se klienti i tij kishte marrë dënimin maksimal pavarësisht se kishte të drejtën e një zbritjeje për shkak të deklarimit të tij, paaftësisë dhe ndikimit të një dënimi me burg gjatë Covid-19. Edhe pse kërkuar një dënim më të lehtë, kjo gjë nuk u pranua nga Apeli.

Shaptafaj i kreu vrasjet pasi mësoi për martesën e vajzës së tij të larguar nga shtëpia dhe qëndroi duke i zënë pritë çiftit në shtëpinë e tyre në Yarraville pikërisht në natën e Vitit të Ri 2020.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...