Analisti i medias, Çelik Rruplli ishte i ftuar këtë të premte në “Good Morning Albanians” për të folur rreth një projekti dhe studimi i cili analizon ndikimin e mediave të shteteve të ndryshme, Shqipërisë dhe Greqisë për formimin e steritotipeve.
Rropulli tha se nga ky projekt i cili përfshin një periudhe monitorimi maj-shtator 2022 rezultoi se shoqëria shqiptare dhe ajo greke në fakt nuk janë aq të ndryshme se sa përshkruhen nga media dhe ka treguar më tej se si ka ndikuar ajo në krijimin e diferencave mes dy vendeve.
“Projekti është në kuadër të, ELIAMEP, fondacioni helen për politikën e jashtme dhe europiane, ka një eksperiencë të gjatë në pjesën e Ballkanit perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë. Nga studimet e mëparshme, ka arritur të shikojë se dallimet mes dy vendeve Shqipërisë dhe Greqisë nuk janë aq të larguara sa portretizohen në media.
Media luan shpesh rol që të krijojë steriotipe. Ndaj u bë një monitorim i dy vendeve se si mediat shqiptare flasin për Greqinë dhe e anasjelljta. Projekti nisi në maj të vitit që kaloi. Rastet kanë të bëjnë me takime të jashtme të dyanshme”,- tha Çelik Rruplli për Euronews Albania.