Instagrami që i hapi Kiara kalon 200 mijë ndjekës, kunati i, Luizit: Ata që i hapin llogari në rrjete sociale nuk ia duan të mirën, duroni dhe një javë

Date:

- Advertisement -

Ish banorja e “Big Brother Vip”, Kiara Tito ka hapur dhe ka marrë në administrim instagramin e ri të Luiz Ejllit, i cili vetëm në një kohë të shkurtër i ka kaluar 200 mijë ndjekës.

Por mesa duket kjo nuk është pritur aspak mirë nga familjarët dhe miqtë e këngëtarit. Kunati i tij, Sokol Tahiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë një reagim kundër veprimit të Kiarës, duke thënë se ata që i hapin llogari në rrjete sociale nuk janë dashamirës të tij.

“Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOË asnjë instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij.

Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që t’a lëmë atë të marrë vetë vendimet për instagramin e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me instagramin e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj”, shkruan Sokol Tahiri, kunati i Luizit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...