Balina Bodinaku tregon banorin e “BBVIP” që sipas saj nuk e meriton finalen dhe duhej zëvendësuar me Olta Gixharin!

Date:

- Advertisement -

Balina Bodinaku, edhe pse këtë vit nuk arriti të jetë në karrigen e opinionistes në “BBVIP”, ka qenë mjaft aktive me deklaratat e saj në rrjetet sociale e intervistat, teksa e ka ndjekur me të njejtin intensitet këtë edicion të reaity show-t, duke mos hezituar të japë mendimin e saj për cdo banor e strategji.

E ftuar së fundmi në studion e “Ditë pas Dite” me Fjodora Fjorën, së bashku me disa prej “kolegëve” të saj analistë të “Big Brother”, Balina ndër të tjera është pyetur edhe se cilin prej banorve që janë jashtë do të zgjidhte për të qenë pjesë e finales, duek zgjedhur menjëherë Olta Gixharin, që e vlerësoi për lojën e bërë, duke u shprehur se po të kishte pasur një nisje tjetër të eksperiencës në shtëpi, do të kishte qenë një konkurente më e fortë.

Balina tha se nëse kërkojmë që finalja të ketë emocion, duhej Olta si pjesë e saj, ndërkohë që banorjasë cilës aktorja do t’i zinte vendin është Dea Mishel. Një sugjerim që më pas Bodinaku e rimendoi, duke u shprehur se edhe Efi “i tanishëm” nuk e meriton finalen, me cka ka treguar këto ditë në program, e po të mos ishte “shpallur armike” nga Luizi, do kishte vazhduar t’i “bënte fresk” këtij të fundit dhe do kishte dalë jashtë shtëpisë.

Pra për Balinën duhej një ndërrim “kokë më kokë”, Olta-Efi, por edhe Dea nuk ka “material finalisteje” sipas saj.

/News31

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...