Edmond Haxhia dhe dy informatorët, prangosen në Angli të kërkuarit për vrasjen e Ardian Nikulaj

Date:

- Advertisement -

Financuesi dhe organizatori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 Prill në Shëngjin, është arrestuar në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për shqiptarin Edmond Haxhia, i cili rezulton se është shpallur në kërkim ndërkombëtar me procedurë të përshpejtuar nga Policia shqiptare.

Po ashtu, janë arrestuar dhe dy nga informatorët britanikë, Thomas Mithan dhe Steve Hunt. Të tre këta shtetas janë prangosur pasditen e djeshme në vendin ishullor, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit.

Tashmë, në kërkim mbeten dy shtetas britanikë, një vajë dhe një djalë, si dhe portugezi i akuzuar si vrasësi, Ruben Saravia. Ky i fundit, ka dalë nga territori shqiptar përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Nuk ka informacione për vajzën Harriet Bridgeman.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj, falë shkëmbimit të informacionit në kohë, Policia britanike mundi të lokalizojë në Londër, të kapë dhe të vërë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 3 prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit E. H., Th. M. dhe S. H.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, përcjell newsbomb.al.

Shtetasit britanikë kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva. Kjo shpjegon dhe faktin përse vrasësi ishte aq i njohur me ambientet e resortit.

Kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar dje, gjatë prezantimit të rezultateve të hetimit për zbardhjen e ngjarjes, se shkak është bërë gjakmarrja, pasi fisi Nikulaj është në hasmëri me fisin Lekstakaj. Edmond Haxhia, i cili akuzohet nga autoritetet shqiptare si porositës dhe financues, është nip në fisin Lekstakaj.

Policia e Shtetit ka bërë me dije se në përfundim të veprimeve paraprake, nga provat shkencore të siguruara, deklarimet dhe sekuestrimet në cilësinë e provës materiale, nga Prokuroria e Lezhës dhe Gjykata e Lezhës janë caktuar masat e sigurisë për 6 shtetas, si autorë të dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit, dhe konkretisht:

Edmond Haxhia, shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike,
Ruben Saraiva, shtetas portugez,
Harry Simson, shtetas britanik,
Harriet Bridgeman, shtetase britanike,
Thomas Mithan, shtetas britanik,
Steve Hunt, shtetas britanik.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...