“Duket si film horror”, arrestohet i ati i 14-vjeçarit që vrau shokët, dëshmia RRËQETHËSE e të miturit: Ja si shpëtova gjallë…

Date:

- Advertisement -

14-vjeçari i identifikuar si Kosta.K në shkollën fillore “Valdislav Ribnikar” në Beograd, ekzekutoi me armën e zjarrit të së atit 9 persona si dhe plagosi 15 të tjerë.

Siaps mediave vendase Kosta është një student ekselent dhe fitues në disa olimpiada të matematikës. Por, në ajo e historisë ai kishte dalë i treti duke bërë që mllefi i tij ndaj zyshës së historisë të shtohej.

14 vjeçari qe vrau shoket dhe rojen

Dukej se të gjithë aktin, i mituri e kishte menduar më herët, madje ai kishte bërë edhe një listë të personave të cilët do të vriste.

Pas ngjarjes ishte vetë 14 vjeçari ai i cili mori në telefon Policinë, ku tregoi aktin e rëndë që kishte kryer.

“Hajdeni më merrni se i vrava shokët”, mësohet të ketë thënë ai. Mediat aludojnë se ishte mllefi që pati me mësuesen e historisë që e shtyu drejt aktit monstruoz. Menjëherë ai u vu në prangat e policisë, ndërkohë është arrestuar edhe i ati i 14-vjeçarit.

Më herët drejtori i Policisë së Beogradit bëri me dije se i mituri kishte bërë dhe një listë me emrat e të gjithë bashkëmoshatarëve që do të vriste.

“Siç deklaroi vetë, ai kishte planifikuar ta bënte këtë, kishte edhe një listë e fëmijëve që planifikonte t’i vriste. Ai vetë bëri një plan për të hyrë në shkollë dhe për t’u larguar prej saj. Dhe siç tregoi vetë, ai i përcaktoi objektivat prioritare. Skicat duken si nga ndonjë lojë apo ndonjë film horror, gjë që tregon se ai ka planifikuar në detaje sipas klasës së shkollës se si të hyjë në cilën klasë dhe si të likuidojë cilin fëmijë dhe në çfarë numri”, tha shefi i policisë së Beogradit Miliç, duke treguar listën.

Shefi i policisë së Beogradit Miliç duke treguar listen
Ndërkohë, një prej të miturve i cili ishte i pranishëm në shkollë në momentin që 14-vjeçari hapi zjarr tregoi për mediat vendase se ju desh të shtirej si i vdekur që të shpëtonte.

Ai tha se u shtri mbi trupat e vdekur të miqve të tij në mënyrë që Kosta.K të mendonte se dhe ai ishte i vdekur.

Serbia ka shpallur tre ditë zie kombëtare, duke filluar nga e premtja deri të dielën. Mësimi sot është ndërprerë gjatë ditës së sotme, ndërsa nesër do të nisë me një minutë heshtje në të gjitha shkollat, ka thënë ministri.t, dëshmia RRËQETHËSE e të miturit: Ja si shpëtova gjallë…

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...