Më 2 maj është larguar nga shtëpia në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat, Mimoza Arapi, 30 vjeçe. Kjo e fundit nënë e 3 fëmijëve, kishte veshura rroba të zeza dhe një jelek, po ngjyrë të zezë. para se të ikte nga shtëpia, mësohet se ia ka thënë djalit të saj 8-vjeçar se po shkon të bëjë një kontroll për sytë, por nuk është kthyer më në shtëpi.
Pas publikimit të rastit, një qytetare për JOQ, raporton se ka parë një grua të ngjashme me Mimozën në një stacion autobusi në Tiranë. Sipas qytetares, një grua e ngjashme me Mimozën, është parë në stacion në fillim duke debatuar për çështje lekësh me dy djem.
Më pas qytetarja për JOQ, shkruan se gruaja që mund të ketë qenë Mimoza është futur në autobusin e Institutit, është ulur në sedijen e fundit, por aty i ka shkuar një djalë që e ka marrë dhe kanë zbritur të dy. Duke qenë se gruaja që ka parë qytetarja i ka ngjarje si Mimoza, ka treguar rastin me shpresën mos ndihmon që familjarët të arrijnë në gjurmët e 30-vjeçares së humbur. Ndërkohë kërkimet vijojnë dhe cilido që ka parë Mimozën është i lutur të kontaktojë në numrin e familjes së saj: +355 69 424 3810.
Qytetarja:
Pershendetje kete vajzen e kam pare tek stacioni i autobuzit prane karburanit tek terminali pardje pasdite ishte veshur me strece te zeza, triko te zeza dhe jelek te zi. Kishte nje cante shpine te zeze. Ka ngjashmeri te jashtezakonshme kam pare. Tani un nuk jam e bindur 100% por sapo pash njoftimin u kujtova sepse me dha nje ndjesi shume te keqe pardje kjo situate. Isha rastesisht tek stacioni autobuzit ishte pasdite diku ora 6 mos gabofsha dhe ishte nje makine me dy djem. Vajza ishte jashte ne rruge dhe po benin debat lekësh, kjo ishte shume e nevrikosur dhe e tensionuar, un ne fakt po prisja nje autobuz sepse po taksia qe doja te merrja me vononte diku 30 minuta dhe nuk kisha kohe ta pres .Vajza hyri ne autobuzin e institutit dhe u ul ne sendiljen ne fund te autobuzit. Po fliste ne telefon dhe aty i erdhi nje djale sapo do te nisej autobuzi zbriten te dy. Ishte nje skene qe e vune re dhe disa vajza ne autobuz. Theksoj qe vajza ishte me ngjyre) pa ofendime. Thjesht duke qene se me duket shume e ngjashme mendoj se mbase mund te kete qene dhe mund te vije ndihme .